Probleme me policinë për ‘Stupcat’ në Gjermani

By

Vedati dhe Osmani nga grupi ‘Stupcat’ nuk kanë mundur t’i shpëtojnë sistemit të policisë gjermane.

Dy aktorët e njohur në një prej vizitave të fundit në shtetin gjerman kanë tejkaluar pak rregullat dhe për këtë nuk ka pasur falje!

Djemtë kanë marrë dënimin për tejkalim të shpejtësisë për 21 kilometra në trafik dhe kjo iu ka ardhur shoqëruar me fotografinë e shkrepur nga radarët që kanë verifikuar tejkalimin e shpejtësisë.

‘Kur të kap blici në Gjermani, dënimi të vjen në shpi dhe të thahet gjepi. Kujdes bashkëatdhetarë, mos u gutni’ – ka qenë mbishkrimi në postimin e Osmanit i cili ka vendosur ta ndajë eksperiencën në rrjetin social Instagram.

Pagesa mbase kësaj here duhet të kryhet nga Vedati i cili siç shihet në fotografi, ka qenë përgjegjësi në timon. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm