Këngëtarja, Mimoza Shkodra, duket se do ta vazhdojë vitin 2017 me të njejtin ritëm siç edhe e mbylli vitin e kaluar.
Ajo ditën e sotme paralajmëroi projektin e ri ‘E urrej’ të cilin do ta publikojë pikërisht sot në ora 18:00.
Kënga do të jetë një baladë të cilat njëherit janë një specialitet i Mimozës, e projekti në fjalë do të pasojë ‘Boll inati’ të lansuar një muaj më parë.
Tek Mimoza vlen të theksohet edhe performanca e saj në emisionin NIN për festën e vitit të ri ku shkëlqeu duke kënaqur publikun e shumtë në numër të cilët po ndiqnin programet e Klan Kosovës. /Prive.al/