Ajo është sinonim i energjisë në mesin e fytyrave publike. Këngëtarja Genta Ismaili që prej fillimeve të karrierës e deri sot ka transmetuar gjithmonë vetëm energji pozitive me të folurit, gjestet e performancat.
Megjithatë, si çdo njeri tjetër, edhe Genta ka momentet e saj të lodhjes.
Shtuar këtu agjendën tejet të ngjeshur me koncerte dhe udhëtime që bëjnë që ajo të kalojë shumicën e kohës në aeroplan, dërrmimi fizik nuk ka se si të mos mungojë.
E tillë, Genta është paraqitur së fundmi në një prej imazheve me Genc Prelvukajn, me të cilin vitin e kaluar solli super-hitin ‘Shake it’.
Përkundër lodhjes që mund të ketë pësuar nga itenerari i fluturimeve dhe koncertet, sërish, Ismajlit në fotografi nuk i mungon buzëqeshja që vetëm se i shton bukurinë në fytyrën pa grim. /Prive.al/