Rrugëtimi i Era Istrefit përgjatë vitit 2016!

By

Viti 2016 për nga suksesi padyshim mban emrin e Era Istrefit.

Ajo ishte më e komentuara përgjatë kësaj periudhe si nga mediet tona po ashtu dhe ato të huaja.

Dhjetori i vitit 2015  do të ishe edhe çelësi i suksesit të saj e krejt kjo falë projektit ‘Bon Bon’.

Me një veshje të thjesht e klip në rrugët malore të Kosovës, ku mjegulla e kishte shtuar magjinë e videoklipit ajo arriti të marrë vëmendje edhe jashtë kufijëve shqiptarë.

Kënga pati një jehonë mjaft të madhe e po pëlqehej çdo ditë e më shumë e kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse Era Istrefi arriti të nënshkruaj kontratë me gjigandët Ultra Music dhe Sony në muajin shkurt të vitit 2016.

Me nënshkrimn e kontratës, këngëtares nga Prishtina agjenda iu rrit mjaft shumë, duke u ftuar kështu në emisone mjaft të njohura e koncerte të shumta në Evropë e Amerikë.

Era nuk mbeti anash pa u komentuar as nga yjet botërore që përmendën talentin e këngëtares e në mesin e tyre hyjnë dhe aktorja Chloe Grace Moretz, këngëtarja Katy Perry e cila së fundmi e cilësoi ‘Bonbon-in’ si hitin e vitit që po lëm pas.

Disa kopertina revistash përzgjodhën Erën si imazh kryesor në ballinat e tyre duke nisur me VMagazine.

Pas kësaj Era u bë imazh edhe i ‘Revlon’ kompani kozmetike teksa përpos kësaj ajo u nominua dhe në disa kompeticione ndërkombëtare si ‘Big Apple Music Award 2016’ për çmimin e këngës hit të vitit.

E javën e fundit ajo ka pranuar edhe çmimin nga European Border Breaker Award, 2017 si artistja më e mirë në zhvillim teksa është  në nominim po nga EBBA për çmimin e publikut derisa ceremonia e ndarjes është më 11 janar 2017.

Një sukses tjetër i saj në këtë fundvit ishte se kënga e saj ‘Bon Bon’ arriti të bëhet kënga më e dëgjuar shqiptare në kanalin Youtube me 236 milon klikime.

Një vit i mbushur me punë e projekte të shumta bënë që Era Istrefi të jetë artistja me arritjet më të mëdha gjatë vitit 2016 teksa surprizat e projektet e mëdha ajo pret ti lansoj vitin e ardhshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm