Një hipike si Venera Lumani! (FOTO)

By

Shumë prej prej nesh jemi njohur me të për së afërmi në kompeticionin e njohur ‘The Voice of Albania’.

Një zë i fuqishëm, sharmante, një vajze çapkëne me stil, e shumë pozitive. Jo vetëm kaq, ajo është e dashura tash e disa vite e Lind Islamit. Është kjo Venera Lumani.

Në atë se çfarë bie në sy posa ta shohim Venerën është stili i saj më unik nga artistet e tjera të estradës.  E veçantë, e thjeshë, jo shumë e ekspozuar, Venera gjithmonë është në duet me kombinimin e ngjyrave.

Në shumicën e rasteve, ajo vie me një pamje sikur të ishte disejnuar për të. Funde të gjata nën gjunjë, të kombinuara me bluza me mbishkrime, e xhaketa më të gjera, I japin asaj pamjen e një hipikeje elegante.

Ndryshe, në planin profesional kujtojmë se kënga e fundit e artistes ishte bashkëpunimi me të dashurin, Lind Islamin me projektin ‘Siento Amor’.

Më poshtë disa nga fotografitë ku artistja rrezaton bukuri dhe stil. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm