Zbulohet titulli i projektit të ri nga Enca ! (FOTO)

By

Këngëtarja nga Shqipëria e cila projektin e saj të fundit e solli në bashkëpunim me reperin Noizy ishte njëra ndër këngëtaret më të angazhuara gjatë sezonës së verës por që nga ajo kohë nuk solli diçka të re sa i përket krijimeve muzikore.

E rradha ishte që ajo të bënte një gjë të tillë teksa nuk vonoi dhe e përfundoi këngën e re të cilës do t’i bashkangjesë edhe videoklipin i cili u xhirua në Prishtinë në disa prej lokacioneve më të bukura të qytetit.

E së fundmi Enca përmes rrjetit social Snapchat na njofton edhe me titullin e kësaj kënge që do të jetë “Love on my body” teksa thotë se nuk është ndier asnjëherë më krenare për ndonjë projekt e nuk mund të presë derisa të shikojë reagimin e njerëzve./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm