Eshtë Korab Shaqiri ai i cili sapo ka lajmëruar se koncertin e paraparë për nesër e ka anuluar si shkas i vrasjes disa ditë më parë, të shqiptarit nga Kumanova, Almir Aliut.
E duket se këngëtari është shumë i prekur nga ngjarja, ku edhe mes të tjerash ka shkruajtur se nesër nuk është ditë për të festuar, por është ditë për të reflektuar.
Gjithashtu vlen të theksohet se nga të gjithë këngëtarët është i vetmi që ka dalur me këtë lloj deklarate publike, ku ka zgjedhur që ta kujtojë të ndjerin në vend se të festojë, pas kësaj tragjedie./Prive.al/