Reperi Gold AG ka nisur muajin e shenjtë të Ramazanit me një projekt muzikor me tematikë fetare.
‘Pa namaz’ mban emrin projekti i punuar tek Sopi Records me tekst e muzikë të vetë reperi që në vete ngërthen një mesazh të rëndësishëm me rastin e muajit të Ramazanit.
‘Pa namaz’ flet për jetën e devijuar nën ndikim të alkoolit dhe larg fesë e cila duhet të ndërroj sa më shpejt të jetë e mundur.
Kujtojmë se reperi tash për 30 ditë do të pauzoj aktivitetin muzikor për t’iu përkushtuar edhe më shumë fesë. /Prive.al/