Në pak minuta nga publikimi i projektit ‘Money’ nga Adriani dhe Lindoni, një gjë u kuptua sigurt – kënga do jetë hit.
Megjithatë, përtej një produkti muzikor të suksesshëm në vazhdën e shumë të tillëve nga djemtë, Prive mëson se ‘Money’ ka edhe një simbolikë tjetër.
Nga burime të afërta me artistët, mësohet se kjo këngë paraqet një porosi që Adrian Gaxha ka vendosur ta thotë përmes tekstit.
Me fabulën e këtij projekti muzikor që flet për një dashuri të ndërprerë nga lakmia për para, ekuacioni shpie në të dhëna interesante.
‘Kqyrma ex-in, m’ka ndrru me tjetrin veq pse e ka cash-in’ – thotë mes tjerash këngëtari nga Maqedonia në këngë. Kjo bën të dyshohet se mos përvoja personale e Adrianit është ajo që e ka shtyrë të godas këtë fenomen, të përhapur në shoqëri fatkeqësisht me të madhe.
Nuk dihet se për kë saktësisht e ka këngëtari, megjithatë opinioni di lidhjen e tij zyrtare të ndërprerë në kushte të pa qarta kohë më parë me prezantuesen Luana Vjollca të cilës sot, luksi nuk i mungon për asnjë çast.
Prive gjithashtu ka arritur të mësoj se kënga ka kohë që është e realizuar dhe provë për këtë shërben edhe introja e inkorporuar tek ‘Kalle’, krijim muzikor i publikuar fiks një vit më parë. Kur e kaluara është hedhur pas krahëve, ky duket të ketë qenë momenti i duhur për publikim.
‘It’s all about the money’ – thonë me të drejtë djemtë e Brick Records. E rëndësishme është që edhe nga një përvojë e tillë e hidhur, ka dalë një projekt shumë i bukur! /Prive.al/