Paris Hilton pretendon se bukuria e saj është e gjitha natyrale.
Trashëgimtarja 43-vjeçe ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin e Zach Sang Show, derisa zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kirurgjike apo diçka të ngjashme, për të ruajtur pamjen e saj rinore.
“Ndihem vërtet krenare që jam e gjitha natyrale”, deklaroi Hilton, përpara se të shtonte se nuk ka bërë kurrë asnjë botox, injeksione dhe asnjë operacion.
“Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç, ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa”, shpjegoi ajo.
“Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare”, shtoi Paris pos tjerash.
Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.