Problemet me sëmundjen e pneumonisë kanë bërë që partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez të shtrihet për katër ditë në spital, për të marrë trajtim të duhur mjekësor.
Lajmin e u e bëri të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi Gio në postimin e saj, derisa publikoi edhe një foto me infuzion në dorë.
“Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, shtoi partnerja e yllit portugez.