BimBimma ironizon me termat e prindërimit, ja çfarë i propozon Getit!

By

Reperi BimBimma ka futur në përdorim ironinë ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate të forta.

E BimBimma e përdori emrin e labelit Babastars, për të ironizuar situatën.

Kësisoj ai e etiketoi kolegun e tij, Getoar Selimi, i cili është themelues i label-it të famshëm ‘BabaStars’, duke thënë se duhet t’ia ndryshojnë emrin.

Sipas BimBimmës, nga ‘BabaStars’, tani duhet të quhet ‘Prindi 1 Stars’.

 

Artikuj të ngjashëm