Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar ashpër ndaj aktorit të humorit Osman Azemi, pas deklaratës së tij në emisionin “Kosova Today”.
Osman Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, pasi nuk kanë emra të dëshmuar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
Ai madje shtoi se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta dhe një ndër to ishte edhe reagimi i hapur i reperit Stresi. Ai ka publikuar në Instagram një video të emisionit, duke shprehur indinjatën e tij ndaj Azemit përmes një mesazhi të gjatë dhe tejet të ashpër.
Në postimin e tij, Stresi shkruante: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të holla, shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kur*ërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?”.
Më tej ai vazhdoi duke shtuar: “Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë, por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. Por ti Osman kulugulu ta q**t kosova rozhaja kuksi maqedonia nderin tond. Njerez si ti qe jan pagu me fol kshtu meritojn një cop m*ti në goje. Ti kur ke arrit me sha UÇK-në bashkë me ata tjerë të humorit mos pyt mo për ty. E ka fajin kokaina e flliqt se ti bashk me ata koleget e tu pe din për kon e kom jeni tu kry mall të keq, qata noshta s’jeni mirë hajde ka tirana po bjeri ka robve tu për me ardh e tjapim mall të pastër”.