Çifti dikur më i komentuari i skenës shqiptare, tashmë kanë ndezur motorët për një vit me projekte dhe koncerte.
Duket se Tuna dhe Cozy e kanë kuptuar se përtej pushimeve në ishuj të Karaibeve, puna është e pashmangshme.
E performanca e djeshme në Tiranë nuk ka kaluar pa imazhe të përbashkëta në rrjete sociale.
Në disa prej tyre të postuara nga Tuna, dyshja shihet teksa me efektin e ri në Snapchat ndërrojnë fytyrat e njëri-tjetrit.
Nuk është se duken keq edhe në këtë formë. /Prive.al.