Këngëtarja e modelja, Morena Taraku, e cila prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Turqi, ka bërë shëtitjen e radhës jashtë shtetit turk.
Kësaj radhe destinacioni është Shqipëria, prej nga ku publikoi edhe fotografi duke zbritur nga avioni.
Por, vizita e Morenës duket se përmban arsye pune, pasi që përmes një storie të Instagramit, ajo shkroi “Gëzuar për një hit tjetër”, derisa edhe etiketoi reperin Stresi.
“Vëlla unë po vij”, shkroi Morena duke iu referuar Stresit.
Mos ndoshta dyshja po bashkojnë forcat për një bashkëpunim të dytë? S’i dihet!