“Nesër, ditë zie”, njofton Vjosa Osmani

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e mërkura e 17 prillit është shpallur ditë zie shtetërore pas vrasjes së një gruaje në Pejë.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, njoftoi Osmani.

Një grua është vrarë sot në Pejë, derisa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është prangosur nga policia.

Personazhe të shumta publike kanë reaguar duke kërkuar nga Osmani që e nesërmja të shpallet ditë zie në nder të grave të vrara së fundmi në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm