Projekti i paralajmëruar i Bleros dhe SoulKid tashmë i është afruar momentit të publikimit.
Kënga ‘1Her’ si produkt i studios muzikore Elephant, premierën ekskluzive televizive do ta ketë nesër në emisionin NIN me Alaudin Hamitin.
Dyshja do ngjiten në skenën e emisionit për të performuar projektin e tyre të përbashkët që pritet të jetë një ndër hitet e startit të vitit 2016.
Kujtojmë se Prygo në një intervistë për Prive të shtunën tha se kënga mund të tingëllojë si reflektim personal i jetës së Bleros marrë shkas nga ngjarjet e fundit në jetën e tij, por teksti është i shkruar nga Uki prandaj reflektim të personales nuk ka në këtë krijim muzikor.
Se çfarë ka gatuar Blero për goditjen e radhës, kjo mbetet të shihet nesër me fillim nga ora 21:40 në Klan Kosova. /Prive.al/