Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë të martën në Ibiza.
Këngëtarja 28-vjeçare dhe i dashuri i saj 42-vjeç kanë shijuar një darkë nën dritën e hënës në restorantin Juntos House ku iu bashkuan nëna e saj Anesa dhe babai Dukagjin.
Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeç dhe djalin Gjin, 17 vjeç.
Dua ka qenë në lidhje me të dashurin e saj Romain që në fillim të këtij viti dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj”.
“Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.