A e dini pse s’duhet të uleni pranë dritares në aeroplan?

By

Shumë njerëz kanë dëshirë që të ulen pranë dritares së aeroplanit, por dermatologët thonë se një gjë e tillë e dëmton lëkurën.

Dermatologu, Magnus Lynch tha se qëndrimi ulur pranë dritares mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës dhe plakjes së hershme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Kur jeni në lartësi, si në një aeroplan, intensiteti i rrezatimit ultravjollcë (UV) rritet. Kjo do të thotë që ju ekspozoheni ndaj niveleve më të larta të rrezatimit UV gjatë fluturimit në krahasim me të qenit në tokë”, është shprehur ai.

Sipas tij, rrezet ultravjollcë vijnë direkt nga dielli dhe mund të dëmtojnë seriozisht lëkurën, ndaj rekomandon që të përdorni krem dielli në këto raste.

Artikuj të ngjashëm