Kim Kardashian ka pasur një takim të vështirë me ish-in e saj, Kanye West, në ndeshjen e futbollit të djalit të tyre Saint jashtë Los Anxhelosit.
Ylli i Kardashians e mbajti distancën nga reperi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.
Ish-cifti u shfaqën në lojën e Saint gjatë fundjavës në Tarzana.
Kim, 42 vjeç, u pa e ulur në një karrige kampi me një kapuç të zi, pantallona të zeza dhe syze dielli të zeza.
Ndërsa Saint po zhvillonte ndeshjne, fëmijët e tjerë të Kim luanin në bar përpara saj.
Burime në lojë i thanë The US Sun se familja e bashkuar nuk dëshironte të kishte të bënte me Kanye.
“Fëmijët e Kim ishin mbi të dhe ishin ulur në prehrin e saj duke e përqafuar dhe duke i dhënë puthje, duke injoruar Kanye-n”.
Kanye qëndroi vetëm disa metra pas Kimit ndërsa Saint luante, dhe megjithëse të dy biseduan, burimi tha se ata kurrë nuk patën një bisedë të gjatë dhe kuptimplotë. /Prive.al