Afrona zbulon si e kalon mbrëmjen me ‘burrin’ e saj

By

Pasi qëndroi për disa ditë në Kosovë e Shqipëri ku pati disa paraqitje publike, të parën ekskluzive për emisionin Prive, Afrona Dika është rikthyer në Zvicër. 

Atje e presin punët dhe përditshmëria rutinë. 

Një copëz nga dita e saj, ajo e ka ndarë ndje në Instagram. 

Dika është shfaqur krah partnerit të saj duke punuar edhe të dielën. 

Në një fotografi që shfaqë vetëm laptopin dhe projektin ku po punon personi i saj i zemrës, një detaj ka marrë vëmendjen. 

Afrona e ka quajtur ‘burrë’ partnerin e saj. 

‘Duke punuar me burrin tim’, ka qenë përshkrimi i fotografisë së ndarë me ndjekësit. 

S’dihet nëse Afrona është martuar së fundmi apo i dashuri i saj është aq i afërt për të sa me plot gojë mund ta thotë epitetin burrë! 

Se është e lumtur me të, Dika pati treguar edhe në intervistën për emisionin tonë, disa javë më parë. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm