Një rivalitet i faqeve të internetit të llojit të ngjashëm në Shqipëri ka reflektuar në përplasje virtuale mes Dalina Buzit dhe Alketa Vejsiut.
E para duket se nuk e kapërdiu lehtë faktin se faqja e Alketës kishte bërë një modifikim nga statistikat reale duke e ranguar veten më lartë sesa raportimi.
Dalina përmes një shkrimi i dha kolegës disa leksione bazë të gazetarisë dhe i bëri me dije faktin se nuk duhet të deformojë faktet për interesat e saj.
E para pak çastesh, Alketa ka dhënë replikën e saj duke ‘forcuar’ atë me një shkrim të shtatë viteve më parë ku për të flitej në superlativa në një artikull të revistës Anabel të Dalinës.
Me detyroheshe nje ndjese publike sot se ti je goce garipe; je dhe e pergjegjshme per perlat qe te nxjerr goja! U qartesove tani qe asksush nuk lufton me ty? Si mund te luftoj me ty kur ti s’gezon as konsideraten as vleresimin tim? Te zemerosh nje njeri si une qe s’ushqen kurre konflikte publike do te thote ti kapercesh caqet! Dua te te sqaroj njehere e pergjithmone; nuk eshte sfida ime te parakaloj koleget ne renditje portalesh. Sfida ime eshte te bej mire punet qe di te bej, dhe cdo shifer e kam pasur ne favor ne cdo sipermarrje per fat. Dalinke! – është shprehur Alketa.
Ndryshe, në përplasje të tilla, prezantuesja Vejsiu është përfshirë herë indirekt e herë direkt edhe me rivalë të emisioneve dhe spektakleve simotra në ekranet televizive shqiptare. Telenovela vazhdon … /Prive.al/