Emisioni Prive në formatin javor përmbylli suksesshëm një tjetër sezon në fund të muajit korrik.
Sigurisht, gjithnjë me ekskluzivitete, rrëfime e përsonazhe që nuk i gjeni askund tjetër!
Por, Prive nuk pushoi as gjatë verës.
Në muajin e nxehtë të gushtit, formati “Prive Reality” u shumëzua me katër duke sjellur për katër javë rresht artistët më me nam në rrëfime ekskluzive në darkën e shtëpisë me Liberta Spahiun.
Tashmë në shtator, Prive rikthehet me edicionet javore me parimin e njëjtë të punës duke sjellur më të mirën por me risi!
Orari është një prej tyre!
Në muajin e fundit, me Prive Reality u mësuam të takohemi të dielave në 20:45 dhe kështu do ndodhë tash e tutje!
Për shkak të skemës së ngjeshur programore të Klan Kosova që pritet të pasurohet edhe më tej me super produksionin e “Big Brother VIP Kosova”, Prive vjen tani e tutje për një kohë çdo të diel nga ora 20:45 nën drejtimin e Liberta Spahiut.
Për të parin edicion, kemi përgatitur intervista ekskluzive andaj, mos mungoni në takimin e përjavshëm!