“Venice Film Festival”: Aktorja e njohur shkëlqen nën krijimin e Valdrin Sahitit

By

Dizejnatori Valdrin Sahiti, falë punës së tij ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, ai veshi aktoren dhe modelen me prejardhje meksikane-italiane Patricia Contreras.

Contreras ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia dhe zgjodhi që të kalonte në tapetin e kuq nën krijimin e Valdrin Sahitit.

Me një fustan të gjatë të kuruar deri në detaje, Contreras shkëlqeu me paraqitjen e saj.

I lumtur për këtë Valdrini ndau një foto krah modeles së njohur në tapetin e kuq në Venecia. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm