Pak muaj më parë, konkretisht në prill, mësuam për humbjen tragjike të vogëlushit që prisnin Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.
“Dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit”, ka shpjeguar çifti në një deklaratë.
Pak muaj më parë, konkretisht në prill, mësuam për humbjen tragjike të vogëlushit që prisnin Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.
Dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit”, ka shpjeguar çifti në një deklaratë.
“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.
Georgina ka dashur t’i kushtojë disa fjalë të bukura djalit që ka humbur.
“Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”. Përveç kësaj, futbollisti ka qenë gjithmonë shumë mirënjohës për të gjithë njerëzit që pas kësaj humbjeje kishin “fjalë dhe gjeste” ndaj tyre.
Fëmija tjetër që ata prisnin, Bella Esmeralda, ka lindur pa komplikime dhe familja është shumë e lumtur me ardhjen e këtij anëtari të ri.
Georgina Rodriguez bën një tatuazh për nder të foshnjës së saj të ndjerë
Mirëpo, Georgina ka ende në mendje foshnjën që i vdiq gjatë shtatzënisë dhe ka bërë gjeste publike në kujtim të tij, për shembull duke bërë simbolin e një engjëlli.
Është pikërisht ky simbol që influencuesja ka bërë tatuazh, tatuazhin e saj të parë. Ajo e mori atë gjatë pushimeve me miqtë e saj. Ajo vetë ka publikuar në rrjetet sociale se si ia ka dalë.
Tatuazhi është i vogël dhe është bërë në parakrahun e saj të majtë dhe është një engjëll që mban një hënë në duar. /Prive.al