Ish e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey i është rikthyer pytjeve të ndjekësve, të cilat sigurisht se në një pjesë të madhe, lidheshin me emrin e reperit.
View this post on Instagram
Dikush e ka pyetur modelen nëse do të ndërronte fenë për dashurinë.
“Përpara po, tani nuk mendoj që zemra do ta tradhtojë trurin tim” – është shprehur ajo.
Tutje, mbi raportin me reperin dhe nëse mendon për të, ruso-koreanja ka deklaruar:
“Ai është Xhonatani jo Doni. Nuk mund të them asgjë të keqe për një mashkull me të cilin kam qenë në lidhje për afërsisht një viti. Ai është djalë i mirë, ai është artist. Është ende i ri dhe ka të gjithë jetën përpara. Do të gëzohem nëse do të ketë gjithçka në mënyrën që ka dashur. Rrugët tona u ndanë muaj më parë, dua të jetoj tutje. Nuk kemi pse të jemi të lidhur më”.
Ndonëse të ndarë, të paktën nga Don Xhoni duket të ketë marrë baziken e kulturës shqiptare.
Ariana ka pohuar që po mëson shqipen dhe planifikon të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt. Tiranën, Sarandën, Krujën dhe Kosovën. /Prive.al