Konflikti i Kumanovës që u zhvillua me 9 dhe 10 Maj të këtij viti, fatkeqsisht rezultoi edhe me shumë të vrarë.
Ndër emrat që humbën jetën gjatë përleshjeve me policinë ishin edhe shumë figura të spikatura nga lufta e fundit në Kosovë dhe ajo në Maqedoni.
Gold AG është përkujdesur të kujtojë sot njërin prej tyre, Beg Rizajn duke bërë homazhe tek varri i tij në Gllogjan.
Kohë më parë reperi kishte potencuar se do donte të vdiste mu sikur Begu në Kumanovë.
Kujtojmë se Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare. /Prive.al/