A po e sheh Jake Gyllenhaal albumin e Taylor Swift “Red”?
Kjo është pyetja që shumë fansa të Taylor Swift kanë pyetur veten që kur këngëtarja 31-vjeçare hodhi një version të zgjeruar të “All Too Well”, në albumin e saj të publikuar së fundmi “Red – (Taylor’s Version”) kënga e saj ikonë e ndarjes që u përfol që i është kushtuar ish të dashurit të saj.
Një burim i afërt me Jake thotë për E! News se aktori 40-vjeçar nuk po e vret mendjen fare.
“Jake nuk ka asnjë interes për asnjë prej tyre”, ndan burimi i brendshëm. “Ai nuk lexon thashetheme dhe nuk i kushton vëmendje atyre”.
Burimi shton për Jake, “Ai po jeton jetën e tij dhe është i fokusuar te vetja. Ai po injoron të gjithë zhurmën”.
Jake ishte i lidhur me Taylor për tre muaj në vitin 2010. Kur “Red” u publikua në vitin 2012, shumë fansa filluan të spekulojnë se disa nga këngët e albumit duke përfshirë hitin e saj të mrekullueshëm “We Are Never Ever Getting Back Together” kishte të bënte me pasojat nga marrëdhënia e tyre.
Edhe pse vetë Taylor nuk i ka konfirmuar apo mohuar kurrë teoritë pas publikimit të albumit ajo tha në një numër të vitit 2013 të revistës ‘New York’ se një nga ish të dashurit e saj, e kontaktoi pasi dëgjoi regjistrimin. “Ai tha: Sapo dëgjova albumin dhe kjo ishte një përvojë vërtet e hidhur për mua. Ishte si të kaloja një album fotografik. Ishte bukur”, kujton ajo. “Më bukur se, si, e-mailet e çmendura që mora nga ky tip”.