Në mediat e vendit, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se këngëtari shumë i dashur Ermal Fejzullahu ka pësuar një ‘sulm të lehtë’.
Sigurisht, fansat që lexuan lajmin u shprehën shumë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore. Ishte ky momenti që përgënjeshtroi lajmin me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai për të siguruar fansat e tij se gëzon shëndet të plotë. /Prive.al