Nuri në pamje nga shtatzënia nuk është i vetmi ndryshim për Marina Vjollcën.
Prezantuesja e njohur ka vendosur që të bëjë një ndryshim “radikal” marrë shkas nga fakti se e ka bërë për herë të parë pas shumë kohësh.
Marina nuk është më bjonde.
Me ardhjen e vjeshtës, prezantuesja ka vendosur të mbyllë nuancën e ngjyrës së flokëve të cilat tashmë i ka më nga e kafta.
Ndjekësit në rrjete sociale e kanë komplimentuar këtë rifreskim të pamjes së Marinës. /Prive.al