Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

By

Aktorja kanadeze Katherine Ryan ka sjellur në jetë fëmijën e saj të dytë.

Katherine Ryan ka njoftuar se e ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë, vetëm dy javë pasi zbuloi shtatzëninë e saj.

Aktorja 37 vjeçare, ndau sot lajmin e lumtur në Insta Story, duke postuar një fotografi me të porsalindurin në krahë.

Ajo kishte veshur një mantel të bukur me lule, ndërsa i porsalinduri ishte mbështjellë me një batanije të bardhë ​​dhe kapelë ngjyrë kremi.

Ryan është e martuar me Bobby Kootstra, dhe fëmija i porsalindur është fryt I dashurisë së tyre dy vjeçare.

Aktorja postoi në InstaStory një foto të Bobby-t, që mbante mbante foshnjën ndërsa shikonte ndeshjen e Holandës dhe Ukrainës në spital.

Katherine befasoi audiencën në një regjistrim të saj “Telling Everybody Everything” në Londër kur doli në skenë me një fustan të ngushtë që i vërehej barku i saj, ajo refuzoi të ndajë datën e saj të lindjes me audiencën, duke mbajtur çdo gjë private.

Ajo foli për vajzën e saj Violet, dhe tha se ajo është ‘shumë e ngazëllyer’ që do të jetë një motër e madhe.

Fansat kishin spekuluar se Katherine ishte në pritje të ëmbël që nga muaji mars, kur ajo ndau një imazh të saj në Instagram të ulur në një karrige me një fustan të verdhë, por vetëm dy javë më pare aktorja zbuloi të vërtetën e fshehur.

Artikuj të ngjashëm