Kaçaniku nderon Labinot Tahirin për ndihmën e dhënë

By

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ditën e sotme (e premte) është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari ferizajas me anë të një postimi në rrjete sociale.

Qyteti nderoi këngëtarin për ndihmën e dhënë përgjatë gjithë pandemisë.

“Sot i nderuar edhe nga Komuna e Kaçanikut, me një mirënjohje të radhës nga kryetari i nderuar , z. Besim Ilazi!

Mirënjohja është vlerë për shkak kontributit human nga fondacioni ynë ku kemi shpërndarë pako ushqimore gjatë gjithë kohës se pandemisë, pa dashur të shkruaj edhe shumë të tjera raste të cilat janë të shumta.

Dua ta falënderojë kryetarin e nderuar dhe komunën e Kaçanikut, dhe njëherit edhe këtë mirënjohjeje e cila është e mbi 100-ta e ndajë se bashku me miliona shqiptarë të cilët përkrahin fondacionin tonë në të mirë të shqiptarëve!.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. – shkruan Labi në postimin e tij.

Kujtojmë se Labi së fundmi ishte i ftuar në Prive për të na rrëfyer “5 datat” e tij më të rëndësishme në jetë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm