Javë më parë lajmi kryesor ishte historia e Arjonit dhe Anës.
Gjithçka u ndez nga një foto në shtrat që çoi në penalizimin e konkurentëve.
Ana e prekur nga kjo që ndodhi deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cënim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos.
Por, nga kjo pjesë mesa duket nuk ka asgjë të re.
Këtë e ka bërë të ditur Arjoni përmes një postimi në InstaStory, i pyetur nga fansat për gjyqin.
“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim” – është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.
Kujtojmë se pas daljes nga programi, Arjoni po shijon një lidhje me Missin Serena Sula me të cilën thuhet se ka nisur bashkëjetesën. /prive.al