Lajmi që vërshoi shtypin pasditen e sotme ishte ai i ndarjes së Tunës dhe Cozman pas tre vitesh në lidhje. Kjo periudhë e kaluar së bashku padyshim se përbëhet nga shumë momente të bukura të cilat Prive i sjell përmes dhjetë fotove.
Hiti absolut ‘Fenix’ që u mësua përmendësh nga i madh e i vogël, koncertet përpara mijëra fansave, pushimet në Xhamajkë e performanca në Dancing with the Stars, festimet unike të ditëlindjeve janë vetëm disa nga momentet që do ngelin gjatë në kujtesën e adhuruesve të tanimë ish – çiftit.
Në planin artistik janë pikërisht dy hitet e përbashkëta ‘Fenix’ dhe ‘Holla’ i sjellë së fundmi që do mbesin në sirtar si kujtime të bukura nga një prej çifteve më të komentuara të estradës./Prive.al/
[tribulant_slideshow gallery_id=”40″]