Ndeshja e nesërme e kombëtares shqiptare kundër Portugalisë si vendas padyshim se është shumë e rëndësishme në kuadër të kualifikimit për Euro 2016.
Sikurse në çdo ndeshje tjetër të ekipit të zemrës as në të rradhës që do zhvillohet në Elbasan Arena, normalisht nuk do të duhej të mungonte ikona e momentit historik të dronit në Beograd, Ismail Morina.
Por pjesëmarrja e Ballistit në ndeshjen e nesërme mund të rrezikohet shkaku i problemeve në fluturime për të cilat u raportua sot në media.
Ballisti nuk do të mund të mbërrijë deri nesër në Prishtinë, për të marrë pastaj rrugë drejt Elbasan Arenës. Ndryshe, Morina do të qëndrojë sonte në një hotel në Munich. /Prive.al/