Duket se çifti Carter kanë menduar të kenë një shtëpi të tyre kudo ku shkojnë.
Beyonce dhe Jay-Z po kalojnë pushimet në bregdetin kroat në një jaht superluksoz me fëmijët e tyre që është ekskluzivisht për familjen, njofton Klan Kosova.
Hapësira e jahtit është më e madhe se një fushë e futbollit e pajisur më të gjitha elementet e nevojshme të cilat ofrojnë relaksim .
Ky jaht ekskluziv mund të zë deri në 12 mysafirë pa llogaritur ekuipazhin, që përbëhet nga 34 anëtarë. Brenda hapësirës së tij janë edhe tetë dhoma gjumi , banjo suit, shtatë dhoma VIP dhe një suit kryesore.
Super jahti ka edhe një pishinë , një teatër , banjë masazhi me masazherë profesionistë, një tarracë dhe hapësirën e lodrave për fëmijë dhe hapësirën për peshkim.
Çmimi për një javë qëndrim në këtë jaht është hiç më pak se dy milionë dollarë.