Teksa të gjithë po presin paraqitjen e tij në Prishtinë për duelin e nesërm me BimBimman, Fero është shfaqur në kryeqytet por jo për “betejën hip-hop”.
Ai ka zbarkuar në Qeverinë e Kosovës ku ka takuar një mik të tij.
Fjala është për Xhemajl Hasanin i cili e përshkruan veten si “këshilltar i Fatmir Limajt” por që me gjasë shërben në kabinetin e zv.kryeministres nga po e njëjta parti, Nisma Socialdemokrate.
Nga takimi në Qeveri, ku siç shprehet “është njoftuar për situatën në vend”, Fero ka apeluar për respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 duke deklaruar se “ne mendojmë për ju”. /Prive.al