Se artistët duhet të kenë anën e tyre njerëzore në dobi të komunitetit, kjo nuk do koment.
I diskutueshëm është vetëm numri i të famshmëve që zgjedhin të bëjnë një gjë të tillë.
Në listën e atyre që kontribuojnë është këngëtarja Gjyste Vulaj.
Ajo dhe bashkëshorti Sokoli kanë dhënë një shembull të shkëlqyer duke marrë përsipër mbulimin e kostos së rregullimit të hyrjes së shkollës “Mahmut Lekic” në një kosto prej mbi një mijë eurosh.
Gjithashtu, pjesë e donacionit ka qenë edhe pajisja me dezinfektues si masë sigurie në kohën e pandemisë COVID-19.
Një shembull që padyshim duhet ndjekur e duatrokitur! /Prive.al
Falenderojmë Gjyste dhe Sokol Vulaj për kontribut që i dhanë shkollës sonë, paraleles në Sukruq. Ata blenë dhe vendosën…
Posted by JU OS Mahmut Lekic on Friday, August 14, 2020