Kështu dukej Mirsa Kërqeli në fillimet e saj në skenë

By

Në fillim të këtij mileniumi, ajo debutoi me disa këngë, duke u bërë shumë e pëlqyer në skenën muzikore shqiptare.

Mirëpo, jetën në muzikë nuk e pati shumë të gjatë. Për një arsye ose tjetër, ka vendosur që të largohet nga kjo karrierë, duke krijuar familje dhe duke jetuar jashtë Kosovës.

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli të cilën pothuajse të gjithë e mbajmë mend për këngët e saja argëtuese vjet më parë, tani është e martuar dhe ka dy fëmijë. Megjithatë, në koncerte ajo është aktive dhe meqë jeton në Kanada, bazuar në Instagramin e saj, ajo këndon për bashkatdhetarët tanë.

Edhe pse ajo në një postim të saj në Instagram la të besohej për një rikthim të mundshëm në skenë, ajo së fundmi ka postuar disa foto të shkrepura gjatë perfomacave të saj, diku 15 vite më parë.

Artikuj të ngjashëm