Së shpejti baba, Mc Kresha flet për të ardhmen e karrierës së tij muzikore

By

Mc Kresha shumë shpejt po bëhet baba për herë të parë. Në videon e mëposhtme, Prive ka përgatitur një kronologji të çiftit Mc Kresha dhe Erzina.

Në lidhje direkte me “E Diell” në Top Chanel i ftuar ishte Kresha.

Në disa intervista Kresha kishte filluar të fliste për largimin e tij nga muzika në momentin që do të fillonte jetën familjare. E në emision ai foli pikërisht për këtë.

“Pak nga pak po iki nga muzika. Realisht më herët kam bërë një album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë besoj se si sporti edhe arti e ka një cikël de secili njeri kalon ciklin e vet, pastaj vazhdon e lëshon rrugën për të tjerët. – tha Kresha.

Ai po ashtu pohoi se po merr shumë këshilla prindërimi edhe nga Lyrical Son si baba i vajzave, meqë edhe Kresha po pret një vogëlushe në jetën e tij. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm