Legjenda e muzikës amerikane vdes nga Covid-19

By

Muzikanti amerikan i muzikës xhaz, Ellis Marsalis Jr, ka vdekur nga komplikimet e Covid-19, ka njoftuar familja e tij.

Piantisti, i cili ishte 85 vjeç, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në New Orleans dhe publikoi më shumë se 15 albume.

“Ellis Marsalis ishte një legjendë. Ai ishte prototipi i asaj që duam të themi kur flasim për xhazin e New Orleans”, tha kryetari i qytetit, LaYoya Cantrell.

Marsalis Jr dha mësim për xhaz dhe artet krijuese në një numër shkollash dhe universitetesh, kryesisht në New Orleans. Ai po ashtu kaloi dekada duke mësuar muzikantë të rinj në qytet. Ishte përfshirë edhe në Sallën e Famës së Muzikës në Louisiana më 2008.

Katër nga gjashtë djemtë e tij kanë pasur karriera të sukseshme si muzikantë xhazi, përfshirë edhe nëntë herë fituesin e Grammy, Wynton Marsalis.

Artikuj të ngjashëm