Bebe Rexha shpreh mirënjohjen më të madhe për mjekët

By

E gjithë bota gjendet para një sfide dhe të parët në front janë ata që asistojnë në shëndetin tonë.

Jo vetëm mjekë, por edhe infermierë, shitës, policë, shoferë ambulancash po bëjnë punën më të mirë që populli të jetë i sigurt.

Bebe Rexha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, shpreh mirënjohjen më të madhe për mjekët në këto kohë të krizës së shëndetit publik.

“Në këto momente të vështira dëshiroj të falënderoj heronjtë e vërtetë. Faleminderit sigurimit të spitaleve, ekipit të pastërtisë, infermierëve, doktorëve që po bëjnë një punë të pa lodhshme në mbarë botën, Zoti ju bekoftë.” – shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm