Art Rushiti debuton në mënyrë interesante!

By

Emri i tij nuk është i panjohur në shoëbiz, pasiqë ka disa dalje publike si për faqet e tij të mëdha në Instagram ku është ripostuar nga yje të njohura botërore por edhe për shkak të bashkëpunimeve me artistët shqiptarë.

Dje, Art Rushiti ka nisur rrugëtimin e tij edhe si këngëtar por me një mënyrë interesante.

“Hello” – është kënga me të cilën është prezantuar në tregun shqiptar Arti, ‘cover’ i këngës së Adele por që vjen me një klip goxha profesional.

Ky projekt është mbështetur edhe nga emra tejet të njohur shqiptarë si Dafina Zeqiri e Adriana Matoshi të cilat kanë qenë ndër të parat që e duartrokitën artistin e ri.

Pas saj, Rushiti do të sjell disa projekte tërësisht origjinale të kuruar në çdo detaj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm