Njihet për videoklipet e tij tejet të kushtueshme e të kuruara në detaj, e kjo mund të jetë arsyeja se pse Sinan Hoxha vitin e shkuar nxorri vetëm 2 klipe, një solo e tjetrën në bashkëpunim.
Ka 9 muaj që ai nuk ka sjellur ndonjë videoklip por mesa duket pritjes po i vie fundi.
Përmes llogarisë së tij në Instagram Sinan Hoxha ka treguar se po vjen një këngë e re, e padyshim që kjo do të jetë e vizualizuar edhe me klip.
Detajet mbi këtë këngë nuk i ka zbuluar akoma, por Sinani nuk e ka zakon ti ndryshoj bashkëpuntorët./Prive.al