Vesa na zbulon shtëpinë e re në Zelandë të Re

By

Disa muaj në distancë me Big Bastën krijuan një varg thashethemesh për relacionin.

U mendua se Vesa Luma është ndarë nga bashkëshorti por gjithçka u hodh poshtë së fundmi, mes tjerash kur Vesa mori rrugë drejt Zelandës së Re bashkë me Lianin për t’iu bashkangjitur personit të zemrës.

Familja Xharri tashmë është e kompletuar, në skajin tjetër të botës për një kapitull të ri, në Auckland të Zelandës.

E me të mbërritur, Vesa ka nisur t’i ndajë me ndjekësit detajet nga jeta e re.
Këngëtarja ka zbuluar në postimet e ditës së sotme shtëpinë e re.

Ndryshe, pjesa e zhvendosjes ka mbetur pak e paqartë për faktin se çifti nuk kanë zbuluar se si planifikojnë në Zelandë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm